INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha falenderon qytetarët dhe paralajmëron: Nuk tërhiqemi, nëse s’ka dialog politik…

Basha falenderon qytetarët dhe paralajmëron: Nuk tërhiqemi, nëse s’ka dialog politik…

Publikuar më: 11:02 14-05-2017

Pas protestës masive të djeshme dhe ‘provokimit’ të Ramës mëngjesin e sotëm, Basha ka folur nga nga “Çadra e Lirisë’, sot në ditën e 86-të që nga hapja e saj.Basha shprehet i vendosur për ta çuar deri në fund rrugën që kanë nisur. Basha falenderoi të gjithë aleatët e koalicionit opozitar si dhe të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm por dhe ato që nuk mundën.

 “Sheshi i mbushur si asnjëherë. Falënderoj qëndrestarët e 18 shkurtit dhe çadrës së lirisë, kantierit më të mrekullueshëm politik. E djeshmja ishte dita e masivitetit më të madh që ka njohur Shqipëria në një protestë referendare, por e djeshmja ishte dita e cilësisë më të lartë politike, është merita e shpirtit dhe zemrës suaj, e çadrës së lirisë.
Nuk shpiket dot, nuk ka akademi politike t’i trajnojë pjesëmarrësit, folësit. nuk ka akademi politike as universitet që ta bëjë këtë ashtu siç e bëtë ju, çadra e lirisë. Mirënjohje të thellë këtij monumenti të lirisë, kësaj shkolle të lirive dhe të drejtave civile që tejkaloi përmes qëndresës suaj edhe mësimet më të shquara të demokracisë dhe lirisë europiane.
Sot ju jeni mishërimi i vlerave të përbashkëta europinae. Ju jeni mishërimi dhe prova e gjallë e identitetit evropian të shqiptarëve. Jeni përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë evropiane, të vendosur përballë, të pathyeshëm ndaj së djeshmes që po largohet, ndaj republikës së vjetër të krimit e drogës, me vlerat tuaja, me qëndresën tuaj”, tha Basha.

Ai theksoi se ‘në këtë qëndresë, këtu lindi dhe u bë realitet edhe ideja e Republikës së Re, ku vendimmarrja do jetë në duart e qytetarëve, ku çdo zyrtar i shtetit do zgjidhet vetëm me votën e lirë dhe do të japë llogari para qytetarëve shqiptarë, me një mekanizëm të ri, të një kushtetute të re që do të mundësojë kontrollin nga qytetarët të qeverisjes’.

“Thelbi i lëvizjes sonë politike ka qenë dhe mbetet të zëvendësojmë një kupolë politike të korruptuar që kontrollohet nga krimi e oligarkët me një qeveri që kontrollohet nga ju qytetarët shqiptarë. Ishte mesazhi i qartë i një lëvizje madhështore”.

Krydemokrati Luzlim Basha ka thënë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ndalet. Duke folur nga çadra, Basha tha se nëse ‘Republika e Vjetër’ nuk tërhiqet nga plani ogurzi për zgjedhje fasadë dhe nëse nuk pranon dialog politik atëherë ‘Republika e Re’ do marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve.

“Nuk do ketë më zgjedhje pa popullin dhe pa opozitën. Zgjedhje moniste. Republika e Re e cila do zëvendësojë të vjetrën që po nuk kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që mund të realizohet përmes votimit elektronik. Republika e Re e ka nisur rrugën e saj dhe nuk do ketë hap prapa. Nëse Republika e vjetër e vesit nuk tërhiqet nga plani ogurzi për zgjedhje fasadë dhe për të zgjedhur parlament me diktimin e drogës, për tu angazhuar me një proces fasadë monist, nëse nuk pranojnë dialog politik, atëherë Republika e Re do marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, kushtetutën e re dhe së bashku paqësisht do përmbysim Republikën e Vjetër. Me popullin nuk mund të luhet më. Zgjidhjet para nesh janë të qarta. Ndaj të jemi të qartë për rrugën që na pret. Ajo që nisëm dje nuk do të ndalet”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035421848297119