INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Fati i 18 qershorit në dorë të Kolegjit Zgjedhor [VIDEO]

Publikuar më: 11:57 10-05-2017

Legjitimiteti i zgjedhjeve të 18 qershorit do të kalojë më parë nga kolegji zgjedhor. Është Partia Demokratike ajo që ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor afatin e dorëzimit të listave të kandidatëve të 15 partive që janë regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme.
Lulzim Basha:
“Procesi i zgjedhjeve të 18 qershorit përveç se dështoi moralisht, ka dështuar dhe ligjërisht. Çdo listë e dorëzuar në KQZ është e jashtëligjshme dhe procesi është në kolaps ligjor. Dy rrugë ka. Së shpejti Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme. Duke i hedhur poshtë sipas ligjit të republikës së vjetër do i japë një shans republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes konsensusit dhe negociatave”.
Gjatë fjalës së tij në çadrën e lirisë, kryedemokrati Basha nuk përjashton mundësinë e presionit ndaj Kolegjit zgjedhor, në tentativë për të marrë një vendim antikushtetues.
Lulzim Basha:
“Nëse me presione apo me zhagë kolegji Zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17+ 31+ 2 bëjnë 49 e jo 50 atëherë Kolegji Zgjedhor, ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për republikën e re”.
Ndërkohë mbështetja për opozitën është shtrirë edhe në radhët e shumicës. Këtë të mërkurë ish deputeti socialist Eduart Ndocaj ka mbërritur në çadrën e lirisë, në mbështetje të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438