Lulzim Basha feston 43-vjetorin sot dhe nuk mund të mungonte një urim dhe dhuratë nga kryeministri Rama. Në transmetim direkt në televizione, ndërsa fliste mes simpatizantëve në Shkodër, ai bëri një urim me ironi dhe njëkohësisht të ndjerë për Lulzim Bashën.
“Lulzim edhe 100! Edhe i paç 100 vitet e ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron! Sinqerisht tani, shëndet për familjen dhe fëmijët!”,- u shpreh Rama.
Ndërkohë gjatë paradites së sotme, një prej mjeteve të kryeministrisë ka hyrë në oborrin e selisë së PD-së, me një porosi të veçantë, dhuratën e Edi Ramës për Lulzim Bashën. Kryeministri i dërgoi një shishe verë, kreut të PD-së.