INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha fiton përballë Beqajt, PD: Ministri hajdut me çizme

Basha fiton përballë Beqajt, PD: Ministri hajdut me çizme

Publikuar më: 12:29 24-06-2016

Ilir Beqaj humb betejen përballë liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjykata ka shpallur të pafajshëm kreun e PD, duke rrëzuar në këtë mënyrë padinë e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Pas vendimit Beqaj tha se do ta vazhdojë këtë betejë ligjore, ndërsa theksoi se Prokuroria dhe Gjykata në këtë mënyrën po legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga selia blu thothë se vendimi i gjykatës ka dëshmuar se akuzat e saj nuk janë shpifje.
Njoftimi i PD:
“Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje. Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj, është kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes, dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin më të madh Rama-Beqaj, në kurriz të qytetarëve”.
Ministri i Shëndetësisë pretendonte se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij në një deklaratë të bërë më 17 nëntor të vitit që shkoi.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318