INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha flet nga SHBA: Rama po dhunon Kushtetutën

Basha flet nga SHBA: Rama po dhunon Kushtetutën

Publikuar më: 18:37 24-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga SHBA për situatën politike në vend.

Për “Zërin e Amerikës” Basha tha se 18 shkurti është product I arrogancës dhe bindjes kriminale të Edi Ramës.

Sipas tij, është një rrugë e ndershme për Ramën të çlirohet nga klanet kriminale dhe t’i japë vendit një kabinet teknik.

“Me vetëdije Rama asgjësoi çdo mundësi për të zgjidhur çështjet. 18 shkurti është produkti i arrogancës dhe bindjes kriminale të Ramës. Ne kemi ardhur me kërkesa të diktuara nga koha, është një rrugë e ndershme edhe për Ramën të çlirohet nga klanet kriminale dhe t’i japë vendin një kabinet teknik, që të ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kushtetuta dhunohet, ligji nuk zbatohet. Qëndrimi i PD dhe opozitës është shprehur. PD, opozita dhe shumica e qytetarëve e kanë marrë vendimin që në datën 18 shkurt. Ndodhem në SHBA me ftesë të krerëve Republikanë dhe jam takuar me krerë të komisioneve të ndryshme këtu. Kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, për kauzën e lirë të zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034341812133789