INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha flet nga Sllovenia: Nuk synojmë thjesht pushtetin, por...

Basha flet nga Sllovenia: Nuk synojmë thjesht pushtetin, por...

Publikuar më: 20:34 15-04-2019

“Ne ndërmorëm një akt ekstrem, duke djegur mandatet, për ti rënë kambanave të alarmit ndaj krimit dhe korrupsionit të lidhur me qeverinë.

Për shtetin e të drejtës dhe të një shteti që lufton krimin dhe korrupsionin. Ky akt, sigurisht që ka riskun e tij, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk na la zgjidhje tjetër”.

Kështu deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në një takim të organizuar në Lubjanë nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, ku ai ishte i ftuar.

Basha ka deklaruar se djegia e mandateve dhe protestat e opozitës nuk synojnë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit në Shqipëri.

“Kërkojmë zbatim real të ligjit, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false. Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e rradhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e Rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.003565788269043