INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha flet pas dështimit të negociatave: Mazhoranca s'ka vullnet, nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Basha flet pas dështimit të negociatave: Mazhoranca s'ka vullnet, nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Publikuar më: 20:32 04-05-2017

Pas përfundimit pa sukses të takimit të dytë me kryeministrin Rama, pas këtij të fundit, për mediat foli edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se Rama erdhi pa asnjë ofertë të re në këtë takim dhe ai ishte një përsëritje e të djeshmit.

Basha: Takimi i sotëm ishte përsëritje e takimit të djeshëm. Buron nga mungesa e vullnetit, si rezultat i gjendjes së rendit dhe sigurisë, si rezultat i drogës dhe parave të drogës. Mos realizimi i dy problemeve të njohura dhe të pranuara si kërcënim për votën e lirë përbën një mos premisë për zgjidhje.

Pala tjetër nuk pranon që të dorëzojë kriminelët me pushtet, të cilët vazhdojnë të mbajnë pushtetin e tyre. Shqipëria është kthyer në një Kolumbi, por ndryshe nga kjo, droga kontrollohet vertikalisht, pra nga shteti. Pala tjetër nuk pranon përgjegjësinë për krizën dhe thotë se kjo është një krizë partiake, kur e gjithë bota e njeh si krizë të qeverisë.

Kundërpropozimi ishte i qartë përbëhej nga dy kollona: Qeveri teknike me mandat për të zgjedhur  dhe për të ndalur influencën e krimit në zgjedhjet e ardhshme, dhe kollona e dytë është eksplorimi që brenda 6 muajve të realizohet votimi elektronik.

Propozimet e ofruara që më ishin bërë të ditura dy javë më parë që më ishin bërë të ditur nuk ofronin zgjidhjen politike. 4 ministra nuk ofrojnë asnjë zgjidhje, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me 4 qytetarë që zgjedh Edi Rama i miraton opozita dhe më pas bien pre e presionit. E kam thënë dhe e përsëris që çfarëdo që Partia Demokratike mund të ofrojë ne mund ta ofrojmë. Nëse do të kishte një marrëveshje politike, atëherë do të mund të bëhej votimi elektronik brenda 6 muajve. Gjithçka mund të ndryshojë nëse ne bashkëpunojmë me të vërtetë." 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104