INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha flet pas mbledhjes me aleatët, tregon kur do të rinisin protestat

Basha flet pas mbledhjes me aleatët, tregon kur do të rinisin protestat

Publikuar më: 18:54 05-04-2018

Pas mosbindjes civile të sotme, krerët e forcave opozitare kanë zhvilluar një takim në selinë blu pasditen e sotme. Menjëherë pas mbledhjes, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat ku u shpreh se opozita do të vijojë të mbështesë qytetarët në hapat e tyre drejt mosbindjes civile.

Ai tha se nga java e ardhshme do të ndërmerren të tjera protesta dhe forma të tjera të mosbindjes civile.

“Edhe javën e ardhshme në bashkërendim me sipërmarjen, fermerët, kuksianët e gjithë shqiptarët do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes civile”, tha Basha.

Ai akuzoi edhe njëherë Ramën se ka vënë nën kontroll drejtësinë përmes të cilës ushtron terror te qytetarët sipas tij.

“Kjo polici e Edi Ramës u ngrit papritur dhe arrestoi 23 të pafajshëm, dhe 11 i mban ende në qeli në mënyrë të jashtëligjshme. Edi Rama vuri një Kryeprokurore ‘kukull’ pa Vetting. ‘Peshqit e mëdhenj’ nuk do kapen, por do përdoret kjo prokurori për të ushtruar terror ndaj qytetarëve.
Dje tentoi të ndalonte deputetët vetëm mos të bëhej transparenca për terrorin ndaj qytetarëve që u ngritën për bukën e gojës. Nuk duhet të jenë në burg 11 kuksianët, duhet të jenë kriminelët që ka liruar Edi Rama.
Taksa e Edi Ramës shtyu qytetarët në protestë. Janë ngritur familjet që Rama u hoqi bukën e gojës duke i hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Janë ngritur bizneset e vogla që i vendosi TVSH-në. Janë ngritur banorët e Tiranës që u është rritur fatura e ujit”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812