INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha flet pas përjashtimit nga Kuvendi: Qytetarë, merrni në duar parlamentin!

Basha flet pas përjashtimit nga Kuvendi: Qytetarë, merrni në duar parlamentin!

Publikuar më: 17:24 05-10-2017

Pas përjashtimit të tij nga Gramoz Ruçi në seancën e sotme parlamentare, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë para mediave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin në dorë parlamentin.

 “Parlamenti shkel të drejtën për faljen e lirë. Nëse kjo e drejtë shkelet Rama dhe Ruçi. Rama do që ti mbyllë gojën shqiptarëve. Parlamenti duhet të garantojë paqen sociale, pasi është e rrezikuar.

Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë edhe kur mendimet janë krejtësisht të papranueshme. Nëse në këtë Parlament vendoset edhe njëherë mendimi diktatorial, për të bllokuar opozitën. Në kohën kur është rrezikuar paqja sociale, në momentin që është rrezikuar ekzistenca. Opozitës i lind e drejta e drejta që t’i bëjë thirrje qytetarëve që ta marrin Kuvendin me dorën e tyre.”, tha Basha.

 



Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643