Kreu i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat është shprehur se raporti për zgjedhjet ka rrëzuar farsën e ’30 qershorit’ në çdo aspekt.
Basha thekson se vendi ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike.
Sipas shefit të selisë blu, dokument i OSBE-së më shumë se raport zgjedhor, ngjan me një raport kriminal. Sipas tij, ky është një raport për të filluar hetime penale, ndaj personave dhe institucioneve që shkelën qëllimisht ligjin.
“Raporti i OSBE/ODIHR-it, ka rrëzuar farsën e ‘30 Qershorit’ në çdo aspekt. Raporti tregon se ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm në dy dekadat e fundit. Kemi një raport që nuk flet thjesht për rregulla teknike; por krime dhe veprime të qëllimshme antiligjore. Ky është një dokument, që më shumë se një raport zgjedhor, ngjan me një raport kriminal. Ky është një raport për të filluar hetime penale, ndaj personave dhe institucioneve”, tha Basha.