Në kulmin e fushatës elektorale kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për një vizitë në shtet e bashkuara të Amerikës. Mësohet se kreu i opozitës Lulzim Basha do të qëndrojë në SHBA vetëm 24 orë, ndërsa janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë amerikan. Ende nuk dihet nëse në këtë vizitë kryedemokrati do të takoje dhe presidentin amerikan Donald Trump, takim i cili është paralajmëruar pak ditë më parë gjatë një takimi elektoral.
Ndërsa në takimin e fundit përpara nisjes drejt SHBA Lulzim Basha është takuar me banorë të fshatit Hamil të Fierit, të cilëve u prezantoj programin e demokratëve për zhvillimin e ekonomisë.
Lulzim Basha:
“Unë nuk vij me premtime, unë vij këtu me një plan ekonomik që na është dashur dy vite ta hartojmë pasi kemi parë gjendjen në terren, pasi kemi parë problemet reale, mundësitë reale për të dalë nga kjo gjendje. Pasi e kemi konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave të bujqësisë dhe blegtorisë dhe pasi kemi marrë vulat e ekspertëve më të mirë të ekonomisë në Gjermani, në Europë, që janë këshilltarët ekonomikë të kancelares gjermane. Qëllimi është rritja ekonomike, punësimi, mirëqenia e njerëzve.