INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ftesë për socialistët, por u bën ''dalje'' rilindasve: Ta zgjidhim këtë krizë së bashku!

Basha ftesë për socialistët, por u bën ''dalje'' rilindasve: Ta zgjidhim këtë krizë së bashku!

Publikuar më: 22:46 04-03-2019

Për të rikthyer vlerat evropiane, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kriza aktuale do të zgjidhet bashkë me Partinë Socialiste. Por Basha e ‘përjashtoi’ Ramën nga PS-ja duke thënë se ai është kreu i ‘Rilindjes’ një sekt kriminal sipas tij.


Pjesë nga biseda në "360 Gradë". 

 ‘Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë. Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut’, tha kreu i PD-së.

Gazetari Artur Zheji e pyeti Bashën: ‘Është hera e parë që po dëgjoj nga ju në mënyrë eksplicide një ftesë direkte për Partinë Socialiste...

‘Nuk është hera e parë! Kjo betejë nuk është një betejë që i bashkon shqiptarët. Nuk po bëhet që të vijë në pushtet një parti apo një parti tjetër por që të kthejmë në Shqipëri sistemin dhe vlerat evropiane për të cilën shqiptarët po ikin siç kanë ikur në vitin 1990’, përfundoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615