INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Gati për reformën, kusht moskapja e sistemit të drejtësisë

Basha: Gati për reformën, kusht moskapja e sistemit të drejtësisë

Publikuar më: 14:21 12-06-2016

Pas kryetarit të Kuvendit, edhe kreu i opozitës Basha, doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar atë që ndodhi në takim mes tyre. Ashtu si edhe herët e tjera Basha thekson se Shqipëria nuk meriton një drejtësi të kapur politikisht dhe PD po këmbëngul ta shmangë këtë gjë.

"Ashtu sikundër në takimin me Ramën shpjegova qartësisht qëndrimin e PD që është dhe mbetet i pandryshuar. PD mbështet Reformën në Drejtësi që do të pastrojë sistemin e drejtësisë. Parakusht moskapja e sistemit të drejtësisë. A keni besim në një industri ku insitucionet do ta kenë në dorë? Jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pas këtij kushti. Asnjë alibi asnjë vonesë asnjë taktikë nuk ka bërë PD-ja për të bllokuar këtë proçes.

Lidhur me futjen në kalendar të draftit të Reformës Basha tha se pranon ndjesën e Metës por mendon se ky është një akt politik dhe jo një gabim teknik. Këtë i shpjegova edhe sot Metës. Ai mëkërkoi ndjesë për futjen e turpshme në kalendarin e Kuvendit të Reformën në Drejtësi. E pranoj ndjesën por mendoj se ishte një akt politik sot e gjithë ditët. Kreu i PD-së tha se me kreun e Kuvendit ka rënë darkord për bashkëbisedim dhe arritjen e një marrëveshje në përputhje me atë që thotë Komisioni i Venecias  dhe se PD është e hapur dhe negociuese edhe nëse dita e takimit përkon me ditëlindjen e kryetarit të Partisë”.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082