INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Zgjedhje të parakohshme, s'ka pazare me Ramën

Basha: Zgjedhje të parakohshme, s'ka pazare me Ramën

Publikuar më: 12:33 31-07-2019

Kryeopozitari Lulzim Basha në një takim të mbajtur në Korçë me mbështetësit e PD, theksoi dhe një herë angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor. Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

-Procesi i votimit pa dekret
-Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces

-Votimi me 1 kandidat

-Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

''Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.- u shpreh kreu i PD në Korçë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604