Humbja e Partisë Demokratike në mbarë vendin është evidente. Por në njësinë 8 në kryeqytet, ku dhe ai është votues ka humbur, edhe pse njihet si një bastion i demokratëve. E majta e ka pasur gjithmonë vështirë të fitojë aty, por në një foto deputeti socialist i kësaj zone Ervin Bushati tregon se jo vetëm në njësinë 8, por Basha ka humbur edhe në qendrën e tij të votimit.
Duke treguar procesverbalin e qendrës së votimit 1929, Bushati tregon se Partia Socialiste ka fituar në këtë qendër me 61 vota më shumë.
Ervin Bushati:
“2 herë mat Basha. Në QV 1929 e njohur si bastion historik i PD por dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS & 151 vota për PD (+61)! Këtu votoi dje – kryetari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë!”.