INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i bën thirrje Ramës: Largo Forcat Speciale që kanë rrethuar Kuksin!

Basha i bën thirrje Ramës: Largo Forcat Speciale që kanë rrethuar Kuksin!

Publikuar më: 19:31 31-03-2018

Lideri i Partisë Demokratike ka dalë mbrëmjen e e sotme në një konferencë të drejtpërdrejtë, së bashku me Monika Kryemadhin për të dënuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsideroi si nxitës të trazirave.

Krah për krah me kryetaren e LSI dhe një sërë deputetësh të opozitës, Basha i ka bërë thirrje Ramës të largojë forcat që kanë rrethuar Kukësin dhe policisë të mos zbatojë thirrjet për dhunë.

Kreu i PD deklaroi gjithashtu se të gjithë përgjegjësit e dhunës do dalim para përgjegjësisë dhe se opozita është në anën e popullit.

Basha ka bërë thirrje për pezullimin e tarifës së Rrugës së Kombit duke u shprehur se:

“Zonja dhe zotërinj, jemi këtu sot për të shprehur mbështetjen tonë pa asnjë kusht për qytetarët e Kukësit, Kosovës që preken nga tarifa korruptive e Rrugës së Kombit. Dënojmë dhunën barbare të protestuesve dhe atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. I bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin dhunën dhe të kërkojë të drejtat e tyre me mjete demokratike.

Duhet ta kuptojë Rama se zgjidhja arrihet me dialog, qytetarët nuk mund të paguajnë taksë të rëndë dhe korruptive në grykën e pushkës së tij.

I bëjmë thirrje të largojë Forcat Speciale që kanë rrethuar Kukësin është provokim frikacak, pasi këto forca janë në funksion në kapjes së kriminelëve që kërkohen nga vendet europiane. Më shumë se kurrë të luftojmë kriminelët jo popullin, i bëjmë thirrje çdo polici të refuzojnë urdhrat ndaj banorëve të Kukësit se do vihen para përgjegjësisë ligjore. Korrupsioni i Edi Ramës dhe përfitimet vetjaket nuk janë për përfitime publike. Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesve shqiptarë se ku shkojnë 200 milionë euro, se ku shkojnë taksat për mirëmbajtjen e rrugëve. Qëkur ka ardhur në pushtet ka trefishuar taksën, duhet të japë llogari pse nuk përdoret për mirëmbajtjen e rrugës. I kërkojmë Ramës të ndërpresë pagesat prej miliona eurosh që u jep koncesionarëve të plehrave dhe të zbusë varfërinë në zonën e Kukësit. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos gënjehen nga mashtrimet e një kryeministri manipulator që i ka zhytur në papunësi e drogë këto 5 vite. Të kërkojnë të drejtat e tyre në një qeverisje të mirë të vendit”.

Article Logic
Execution time: 0.0017919540405273