INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i del në mbrojtje Voltana Ademit dhe sulmon Ramën: Palo burrë, sulmon gratë me dinjitet [FOTO]

Basha i del në mbrojtje Voltana Ademit dhe sulmon Ramën: Palo burrë, sulmon gratë me dinjitet [FOTO]

Publikuar më: 19:56 15-05-2017

Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha, ka reaguar sot pas deklaratave të ashpra mes kryemnistrit Edi  Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Në reagimin e tij Basha thotë se Rama në Shkodër u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se çfarë nuk duhet të jetë politika. Më tej Basha shkruan se Rama u tregoi të rinjve llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit.

Më poshtë deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Cdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumenta, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij. Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se cfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit.

E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua. Paturpësisht dhe në sy të disa 18 vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar. Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, cmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private.

Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak. Ky është Edi Rama. Me cdo vilmanush e cdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja pertyp fyerjet dhe fodullëkun, ai e ka në rregull. Por me cdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot.

Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664