INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i drejtohet Ramës: Nuk pranoj monologjet e tua shterpë, të ftoj në dialog politik

Basha i drejtohet Ramës: Nuk pranoj monologjet e tua shterpë, të ftoj në dialog politik

Publikuar më: 18:14 06-04-2017

Lulzim Basha ka dhënë përgjigjen e tij Kryeministrit të vendit Edi Rama. Ai e ka ftuar atë të ulet në bisedime për të folur në lidhje me klrizën politike në vend.

Gjatë fjalës së tij nga Çadra e Lirisë, Basha tha qartë se nuk do të pranojë monologje shterpë të kryeministrit që shkon në bisedime me fjalime të parapërgatitura.

Kryetari i PD theksoi dhe ftoi Kryeministrin që dialogu të jetë politik dhe të diskutohen dy çështje; krijimi i qeverisë teknike dhe të përcaktohet mandati i qeverisë teknike.

“Qeverinë teknike me mbështetje të gjerë politike kërkon ta kthejë në pazar për mbijetesën e republikës së vjetër. Duan një dialog fasadë dhe fjalime të parapërgatitura. Ky nuk është dialog, këto janë monologje shterpë nga ato që keni dëgjuar këto 3 vjet.

Tani është momenti t’ju them ju se monologje shterpë nuk pranoj dhe nuk do të pranoj. Jemi të hapur siç e kemi thënë, për një dialog të vërtetë politik me dy objektiva, ndertimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie. Mirënjohje për qëndrimin e PDIU”, theksoi Lulzim Basha. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Parlament se ka dy ditë që pret Lulzim Bashën për të caktuar vendin dhe orën e takimit mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002