INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i gatshëm për qeveri teknike. Ja pse...

Basha i gatshëm për qeveri teknike. Ja pse...

Publikuar më: 12:04 02-08-2016

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gajtë një bashëkëbisedimi me gazetarë tha qartë se është i gatshëm të kontribuojë për krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  E kjo sipas Bashës ka një arsye se qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për Bashën, në rast se qeveria nuk reflekton mbi platformën zgjedhore dhe qeverisjen teknike, rruga e vetme që mbetet është ajo e detyrimit përmes presionit popullor.
“Kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik do zhgënjehet thelle sepse kërkon të rishpikë një luftë politike ndërkohë që shqiptarët po luftojnë përditë për bukën e tyre’’, shtoi më tej Basha.
Kreu i PD edhe pse u pyet nga gazetarët, nuk pranoi të flasë për një bashkëpunim të mundshëm me LSI, por falenderoi Ilir Metën për rolin konstruktiv që luajti për konensusin politik për miratimin e Reformës në drejtësi.

Pjesë nga fjala e Bashës:
Qeverisja e Edi Ramës po shteron me shpejtësi votimin elektronik. Shqipëria është vendi me kultivimin më të madh të drogës. Një grusht oligarkësh të lidhur me ta, vjedhjen në tatime. Kjo situatë nuk ka rënë nga qielli po është rezultat i politikës. Nuk është zakon që opozita të marrë e para fjalën dhe të japë fjalën e mirë dhe një opozitë që nuk i ka as numrat. Opozita ka pasur nderin të jetë në të dyja këto reforma (Dekriminalizimi dhe Reforma në Drejtësi) sepse të dyja përbënin kauzë që PD-ja është angazhuar ndaj dhe jemi angazhuar në suksesin e këtyre reforma, të cilat çimentuan kapjen e sistemit nga Edi Rama. Ne u futëm në këtë betejë jo thjesht si një palë. Nuk ka ekzistuar aspak pyetja nëse duhet apo jo reforma në drejtësi, kjo është një trillim për të hequr vëmendjen nga pyetja çfarë duhet. Zbatimi i normave kushtetuese është tani sfida. Përcaktimet kushtetuese ishin një përcaktim politik, për ndarjen e pushteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375