Lideri i demokratëve Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, i cili pak orë më parë tha se opozitës i digjte së tepërmi kapja e Klement Balilit.
Po sipas Bashës, e vërteta është krejt e kundërta, pasi “Escobari i Ballkanit” me vetëdorëzimin në polici ka negociuar duke vënë kushte për Ramën. Kryetari i PD-së shprehet se do të ndodhë i njëjti “film” që ka ndodhur dhe me Saimir Tahirin, ish ministrin që sipas opozitës kishte në dorë prova të forta kundër Ramës dhe kësisioj arriti t’i shpëtojë burgut.
POSTIMI I BASHËS:
Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin.