INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i kthen përgjigje Ramës: Të mirëpres në çadër, por duhet të zbatosh këto kushte

Basha i kthen përgjigje Ramës: Të mirëpres në çadër, por duhet të zbatosh këto kushte

Publikuar më: 12:29 05-03-2017

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur publikisht ftesës së mazhornacës për dialog mes palëve. Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se është i mirëpritur në “çadrën e lirisë”, ku opozita po zhvillon protestën e saj prej 16 ditësh, por më parë të ketë plotësuar disa kritere.

“Unë do ta mirëpres në këtë çadër për të firmosur qeverinë teknike, kapitullimin pa kushte të krimit dhe drogës, zbatimin e dekriminalizimit dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo çadër do ta mirëpresë si të penduar, duke ardhur me dorëheqjen e tij. Dialogu fillon me zhbllokimin e reformës në drejtësi. Zhbllokimi i rrugës evropiane vjen me zgjedhje të lira”, u shpreh Basha. 

Sipas kreut të PD-së hyrjen e Shqipërisë në BE po e bllokon vetë Rama. 

“Me drogën, me krimin, me moszvatimin e ligjit për dekriminalizimin bllokohet edhe reforma në drejtësi, që ndëshkon krimin e korrupsionin”, tha kreu i opozitës, gjatë fjalës së tij, ku sot kishte në fokus problemet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë për femrerët.

“Fermeri shqiptar po falimenton, sepse kostoja e prodhimit është shtuar. Po harxhojnë më shumë se sa po nxjerrin nga puna e tyre. Fshatari shqiptar nuk qenka konkurrues sipas Ramës. Si mund të konkurrojë ai kur prodhimet e tyre nuk dalin as me çmimin e kostos, pasi qeveria nuk i mbështet”, tha Basha, duke shtuar se subvencionet për 2016 në Shqipëri kanë qenë 7 mln dollarë. 

“Këto para Rama i ka harxhuar për bileta avioni,  15 mln dollarë, dy herë më shumë se sa shpenzimet tuaja”, tha ai.

Basha renditi edhe disa nga premtimet e qeverisë që sipas tij nuk janë mbajtur, siç janë heqja e akcizës, ulja e çmimit të naftës, heqja e TVSH për vaksinat e ilacet, ngritja e bankës së zhvillimit rural, bllokimi i mallrave kontrabandë etj.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496