INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog: ''S’ka hapa pas''

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog: ''S’ka hapa pas''

Publikuar më: 17:04 14-05-2019

Në një dalje për mediat kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Ramës për dialog.

Kreu demokrat u shpreh se tashmë nuk ka hapa pas dhe se i vetmi celës që i hap rrugën procesit politik në vend është largimi Ramës. Ai po ashtu nënvizoi se opozita është gati të zgjidh krizën me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“PD dhe opozita kanë qene dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar. Largimi i Edi Ramës është celësi që i hap rrugën këtij procesi politik.

Jam njohur këto 24 ore me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve nderkombetare se e mirëpres angazhimin e tyre per zgjidhjen e krixzes politike ne vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen ne nje proces të vërtetë politik me ndihmën e partnereve tanë nderkombetare për të zgjidhur këtë krize dhe për t’u kthyer shqiptareve sovranitetit nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore qe askush ne te ardhmen te mos kete me mundesi te marre peng vendin, duke marre peng zgjedhjet” - u shpreh Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229