INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet Metës: Nuk zgjidhet situata me PPE, pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri

Basha i përgjigjet Metës: Nuk zgjidhet situata me PPE, pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri

Publikuar më: 11:20 15-04-2017

Pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili u shpreh se për zgjidhen e ngërçit politik do t’i drejtohen PPE, ka ardhur edhe reagimi i Bashës.

“Meqë PS-LSI i kanë zgjidhur punët me njeri-tjetrin dhe kanë dalë më plaformë për tju drejtuar PPE-së kërkojeni ku të doni pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë iu vidhni shqiptarëve aq më e rëndë faturapër vendin. Do bëj gjithçka ju siguroj nga thellësia e shpirti që pjesën më të madhe të kësaj fature ta paguani ju. Lërini demagogjitë, zgjidhini punët me socialistët tuaj se një pjesë e dini që jeni të inkriminuar se me PPE ka kush flet. ME PPE nuk zgjidhen me Zhagen punët, e keni parasysh. Rruga për dialog është e hapur për ne por harrojeni se dialogu do të jetë një harxhim total kohe për ata që kanë frikë të lënë pushtetin. Dialogu ka një objektiv të rakorduar tash 9 ditë qeveri teknike dhe mandati për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545