INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet Ramës: ''Ke frikë për hapjen e negociatave...'', ja arsyet sipas kreut të PD

Basha i përgjigjet Ramës: ''Ke frikë për hapjen e negociatave...'', ja arsyet sipas kreut të PD

Publikuar më: 17:47 29-05-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi mbasditen e kësaj të mërkure një takim me qytetarët e Fierit.

Basha në fjalën e tij theksoi faktin se nuk do të bëjë asnjë kompromis me të keqen, duke e cilësuar të tillë qeverinë e Edi Ramës.

Ai ndër të tjera foli edhe për raportin e Komisionit Europian duke u shprehur se Rama ka frikë për hapjen e negociatave dhe për përballjen me drejtësinë.

Sipas kreut të PD-së, është koha e Shqipërisë dhe nuk mund të lejojnë krimin e kryeministrit.

'Edi Rama e ka frikë hapjen e negocata. E di fare mirë se çfarë ka ndodhur në vendet ku janë hapur negociatat. Ka frikë të përballet me drejtësinë, ja pra miq një kryeministër i ardhur në pushtet me krimin, drogën, një njëri që po bën gjithçka për moshapjen e negociatave.

Ne e bëjmë këtë betejë për të gjithë shqiptarët, jo për vota. Ndaj ka një rrugë për Shqipërinë europiane. Sepse Tahiri u provua se ishte i fshehur pas krimit, sepse Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij u kap, sepse helmoi njerëz, bllokoi rrugët europiane, sepse tradhëtoi integritetin e Kosovës, integritetin e Shqipërisë, sepse ai me Dakon dhe Gjiknurin vodhën votat. Boll më. Koha është tani për Shqipërinë dhe shqiptarët', tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541