INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet Ramës për dollinë me raki, jep lajmin për moratoriumin e gjuetisë

Basha i përgjigjet Ramës për dollinë me raki, jep lajmin për moratoriumin e gjuetisë

Publikuar më: 18:08 07-06-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sot ngriti dolli për të nga Vlora bashkë me disa peshkatarë.

Duke folur nga Lushnja në kuadër të fushatës elektorale, Basha theksoi se nuk ka pse të ngrejë dolli pasi nuk ka asgjë për të festuar.

“Sot ngrejti dolli me raki për mua. Mos ngre dolli për mua Edi Rama, nuk është koha të ngresh dolli. Nuk ka asgjë për të festuar me peshkatarët. I ke zhytur në mjerim. Peshkatarët e paguajnën 2 deri në 3-fish riparimi e anijeve. Nuk u kujtove t’i rregullosh një grep”, tha Lulzim Basha.

Gjatw kwtij takimi Basha ka premtuar se do t’i japë fund moratoriumit të gjuetisë.

Ai ka kritikuar mënyrën se si është vënë në zbatimi ky ligj sipas të cilit, nuk ka funkionuar njësoj për të gjithë.

Ai u shpreh se “të fortit”, u paguanin para komisariatëve për të gjuajtur, e ndërsa për të tjerët ishte në zbatim ligji. Basha tha se ky vendim është marrë për të të ndihmuar vendin që të ketë një rritje ekonomike të shpejtë.

“Moratoriumi i gjuetisë do marrë fund. Sezonin e ardhshëm, gjuetia do hapet përsëri. Si mundësi për të ndezur një tjetër motor të rritjes ekonomike. Sepse ata vijnë të gjuajne duke i dhënë para shefave të komisariateve ndërsa ju nuk gjuani dot”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943