Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur sot nga “Çadra e Lirisë” deklaroi se duke përcaktuar fatet e kësaj beteje, përcaktojmë fatet e Shqipërisë kur fitorja është afër.
Në fjalën e tij, Basha tha se: “Kjo është një lëvizje që tashmë ka hyrë në histori dhe të mos harrojmë se historinë jo vetëm e shkruaj, por e bëjnë njerëzit si ju. Falenderoj të gjithë ata që ka qëndruar për 46 ditë në “Çadra e Lirisë” dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në themelimin e Republikës së Re dhe kjo armatë nuk do të shpërndahet deri në përmbushjen e misionit të saj”.
“Prandaj armata civile e Republikës së Re nuk do të shpërdahet deri sa Republika e Re të jetë një institucion kushtetues. Parandaj me këngë të vazhdojmë sonte se dita e fitorës është afër”, theksoi Basha.