INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i vendosur: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Basha i vendosur: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Publikuar më: 13:54 06-08-2016

Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të ndalë betejën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Partia Demokratike është e vendosur në idenë e saj se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhen me kryeministër Edi Ramën.

Deklarata e Lulzim Bashës

Me shpresen e kotë se mund të ndalë betejën tonë vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, Edi Rama me nje grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi. E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën “të sëmurin e Tiranës” kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën.

Te njëjtët që bënë çmos të pengojnë dekriminalizmin për llogari të Rroshit, Bushit, Frrokut, Ndokës, Prengës, Shullazit, Habilajt dhe mbarë kupolës së krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur në krim.

Te njëjtët që shpallën zinë 7 ditore (prej të cilës nuk po dalin dot), kur Shqipëria dhe PD fituan pa kushte betejën per drejëesi sipas Venecias e jo sipas Ramës.

Tani që bien topat e betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, kuisin me dëshpërim kundër kushtit të patejkalueshëm opozitar dhe popullor që është njëkohësisht edhe ankthi i përnatshëm i “të sëmurit të Tiranës”.

Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeminister dhe me langot e tij te korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje te lira dhe te Ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832