INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ia bën të qartë FMN-së, faktorët pse vendi është në krizë

Basha ia bën të qartë FMN-së, faktorët pse vendi është në krizë

Publikuar më: 14:06 27-10-2016

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me drejtoren e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anita Tuladhar theksoi se situata në vend është dramatike në të gjitha aspektet. Sipas tij shkaktarë janë korrupsioni, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, drogës, gjobave dhe arbitraritetit të tatimoreve. E në këto kushte sipas tij janë mbyllur mijëra biznese dhe shqiptarët janë shumë të varfër.
Basha iu tha gjithashtu drejtuesve të misionit të FMN-së se shqetësimet e mëdha të opozitë lidhen e me politikat e gabuara të qeverisë “Rama”, dhe korrupsionit në çdo fushë të menaxhimit të financave publike dhe se rritja e taksave si dhe skemat korruptive të koncesioneve kanë zhytur vendin në krizë.
“Nuk ka asnjë investim publik, investimet e nisura para 3 vitesh vazhdojnë të jenë me të njëjtin status, ndërkohë që miliona euro shkojnë për shëtitore me palma, shatërvanë si edhe për shpenzimet e luksit; për vetura qeveritare, për rikonstruksione zyrash. Tenderat dhe koncesionet të cilat në 50% të rasteve bëhen pa garë e në rastet e tjera përzgjidhen ofertat më të larta, fitohen nga një grusht oligarkësh pranë kryeministrit. Ky është viti me prodhimin më të madh të drogës në vendin tonë. Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejt e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama. Paratë e drogës janë të destinuara për të korruptuar funksionarë të shtetit dhe për të blerë votat,” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0043609142303467