Ndërsa të rinjtë prisnin një mesazh nga kreu i Partisë Lulzim Basha, kreu i Forumit Rinor Belind Këlliçi ka dhënë një tjetër lajm. Basha nuk do të jetë në çadrën e lirisë në ditën e 39 të protestës së opozitës, por ka nisur dy vizitë një ditore ne Maltë. Mësohet se kreu i opozitës do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku pritet të ketë takime me përfaqësues të partive aleate evropiane. Në këto takime kreu i opozitës pritet të shpalosë qëndrimin e partisë së tij, për krijimin e një qeverie teknike si e vetmja mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.