INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Ja pse ska investime publike

Basha: Ja pse ska investime publike

Publikuar më: 11:01 17-08-2016

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha argumentet e tij se përse mungojnë investimet publike.
Arsyeja është e thjeshtë sipas tij, pasi Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të investojë për miqtë e tij dhe jo për qytetarët.
Lulzim Basha:
“S’ka si të ketë lekë për qytetarët, thesi zbrazet për rehatinë e Ramës e hajdutëve të tij.
Ja pra, ky është fundi i një qeverisje të korruptuar në palcë, në çdo degë të saj, siç thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Para, prona dhe dhe lluks sheikësh për Ramën me shokë, por për qytetarët s’ka ujë, s'ka asnjë investim të ri, s'ka asnjë vend të ri pune”.
Kreu i opozitës premtoi se kur e djathta të vijë në paratë do tu kthehen qytetarëve.
Lulzim Basha:
“Partia Demokratike do t’i kthejë këto para tek qytetarët: me ulje taksash, investime publike që ju shërbejnë qytetarëve e jo oligarkëve, me subvencione në bujqësi, me hapjen e vendeve të reja të punës.
‪#‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717