Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit në çadrën e protestës me rasin e festës së “7 Marsit”. Në fjalën e tij, Basha dha dy premtime dhe u shpreh i bindur se do t’i mbajë brenda mandatit të tij të parë.
Kreu i opozitës premtoi se ai do të kryente një investim robust në infsrastrukturën arsimore, duke u siguruar nxënësve pas mësimit drekën në shkolla si dhe kurse kulture, linguistike e sportive. Premtimi tjetër që ai bëri ishte se nëse zgjidhej kryeministër në fund të katër vitete do të dyfishonte pagën e mësuesve.
“Sot, është dita që t’i jap përshëndetjet çdo mësuesi, atyre në pension dhe atyre që janë larguar padrejtësisht nga sistemi arsimor. Sot uroj dhe time më si mësuese meqë nuk pata mundësi ta bëj paradite. Ky urim duhet bërë me vepra e jo fjalë. Ne dyfishuam pagat e mësueve dhe e pamë si ndryshoi. Ky Ramë mashtruesi, se është dhe injorant, prandaj urren shkollën, ngelës është, sepse nuk tregon që rezultatet e Pizës ishin shumë të mira para se të vinte ai në pushtet. Kjo do të marrë fund. Sot përsëris dy shtyllat kryesore të programit tonë për arsimin e ulët. 1 – Kthimi i orarëve arsimore në parametra europiane që do të thotë se fëmijët nuk do bredhin rrugëve pas orës 1, por do u krijohen kushtet që pas mësimit, të konsumojnë drekën brenda shkollës, të kryejnë dhe aktivitete sportive, kulturore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit dhe qeveria që do zgjidhet me votë të lirë. Investimet me qeverinë tonë do të nisin që në muajin e parë. Fëmijët do të kenë standartin europian në shkollat publike. Shpall sot këtu para jush, shtyllën e dytë – ne dyfishuam rrogën e mësuesve po prapë janë shumë poshtë, prandaj ju jap fjalën se në fund të mandatit të parë të qeverisë së Republikës së Re, rrogat do të dyfishohen,” tha Basha.