Në mbledhjen me kryetarët e degëve kryetari i Partisë Demokrartike Lulzim Basha, ka prezantuar udhëzimin për riorganizimin në të gjitha nivelet e strukturave vendore.
Brenda datës 14 maj do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku duke marrë masat organizative dhe të ftohen të bëhen pjesë e procesit potencialet më të mira dhe të afta njerëzore të partisë demokratike.
Ky proces është parashikuar të zgjasë deri në fund të qershorit, ndërsa më pas do të fillojë zgjedhja për kryetarët e degëve. Basha u ka kërkuar strukturave të ftojnë në garë dhe të garantojnë proces të drejtë edhe për ata që njihen si kundërshtar të tij.
Çdo i zgjedhur në nivel vendor është i detyruar të vetëdeklarohet për integritetin dhe etikën, ndërsa do t’i nështrohen një procesi të hollësishëm të pastërtisë së figurës.
Pjesë e grupeve të punës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, do të jenë dhe deputetë, por këtyre Basha u ka kërkuar në mënyrë të veçantë që të mos ndikojnë dhe bëhen palë në proces. Sipas Bashës kjo do të jetë një garë e drejtë.
Për herë të parë pas ndryshimit të statutit, Partia Demokratike zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni do ti zhvillojë nëpërmjet parimit një anëtar një votë.