Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në studion e emisionit “Opinion” ka folur në lidhje me vendimin e opozitës për zgjedhjet e 18 qershorit.
Teksa është pyetur nëse do të ketë zgjedhje më 18 qershor shprehet prepazi “jo”. “Jo. PD dhe qytetarët do sabotojnë dhe shkatërrojnë farsën elektorale. Të drejtën e votimit në pluralizëm e bën e drejta e zgjedhjes. Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin. Zgjedhjet e 18 qershorit i ka marrë lumi”,
Ndërsa është pyetur nëse do bllokojë qendrat e votimit, Basha tha “taktikën elektorale nuk do ta themi sot”. Protesta jonë do të jetë paqësore. Nëse provokohen, përgjegjësitë do ti kenë provokuesit.