INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Ju tregoj pse shkova të takoja Ramën

Basha: Ju tregoj pse shkova të takoja Ramën

Publikuar më: 18:23 03-05-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas dështimit të negociatave ka folur nga çadra e opozitës shqiptare. Basha që në fillim të fjalës së tij, tha arsyen se pse shkoi ditën e sotme të takonte Ramën në Presidencë.

“Sot u ulëm në tavolinën e  Presidentit për dialog për të mos lejuar vjedhjen e votës. Unë shkova po kështu me zotimin e marrë nga miqtë ndëkombëtarë, të PPE, se partia ndërkombëtare nuk do të lërë asnjë mundësi për eksploruar me kushtin e vetëm që të garantojë zgjedhje të lira dhe të dnershme. Dy janë kullonat e një vullneti pa të cilat nuk mundet asnjë mekanizëm të funksionojë”, tha Basha.

Në vijim të fjalës së tij nga çadra ka treguar prapaskenat e asaj që ka ndodhur ditën e sotme në takim. Ndër të tjera Basha tha se sot opozita ka ofruar gjithçka mund të ofronte, por Rama vulosi faktin që ai është kundër zgjidhjes së krizës.

“Shqipëria është në krizë politike. Ky kishte shpresuar të pamundurën që ne kallëzuesit të problemeve të Shqipërisë të tregoheshim me gisht si fajtorë dje e kuptoi se e vërteta dhe e drejta një ditë do të arrijnë në stacion. Pa zgjidhje për krimin e veshur me pushtet, zgjidhje të vërtetë, zgjidhje politike, siç theksuan miq tanë nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri, pra nuk do të ketë as bojkot se nuk do rrimë duarkryq. Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD dhe opozita, pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vetë i loboi. Sot Edi Rama vulosi faktin e njohur nga opozita, se ai është jo vetëm pengesa e vetme, por nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes”, tha ndër të tjera Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002