INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ka një përgjigje për ndërkombëtarët: Nuk më intereson fare se çfarë kuptohet mes...

Basha ka një përgjigje për ndërkombëtarët: Nuk më intereson fare se çfarë kuptohet mes...

Publikuar më: 18:05 27-02-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas takimit me delegacionin e PE në Tiranë. Gjatë prononcimit për mediat, Basha u shpreh se me delegacionin e PE kanë folur hapur dhe shkoqur për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe sipas tij, zgjidhja mbetet vetëm largimi i Ramës, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore.

Basha u pyet nga gazetarët edhe për deklaratën e djeshme të OSBE-së për protestën ku u shpreh se nuk i interesonte fare se çfarë kuptohej mes rreshtave poshtë dhe sipër tavolinës.

"Unë kurrë nuk do të komentoj deklaratat e askujt sepse kam një punë shumë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Nuk më intereson fare se çfarë kuptohet mes rreshtave, poshtë dhe sipër tavolinës. Edhe një herë, unë nuk merrem me komente dhe deklarata të misioneve të huaja. Me durim do t'ju shpjegojmë se përqasja stabilitet mbi demokracinë ka dështuar se sot në Shqipëri nuk ka as demokraci dhe as stabilitet dhe se kjo ka vendosur një autoktrat të lidhur me Niçet e krimit", u shpreh Basha.

Kryedemokrati përmendi dhe tre kushtet për rikthimin e normalitetit politik në vend. Ai iu përgjigj edhe deklaratave të ndërkombëtarëve për ruajtjen e stabilitetit në vend.

Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga për rikthimin e legjitimitetit politik të institucioneve në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit.

"Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, në këtë fazë ku synohet çelja e negociatave për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t'ju shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar dhe si rezultat i tolerimit të Edi Ramës, për futjen e kriminelëve në Parlament në vitin 2013, mbjelljen e kanabisit në vitin 2015, kalimi nga marihuana tek heroina dhe kokaina, tani tek pastrimi i parave dhe kthimi i krimit të organizuar në faktor vendimtar në procesin elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit", thotë Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264