INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ka një plan për të rrëzuar ligjin e importit të mbetjeve

Basha ka një plan për të rrëzuar ligjin e importit të mbetjeve

Publikuar më: 15:10 26-09-2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat në lidhje me ligjin e importit të mbetjeve ka thënë se punësimi është thjeshtë një alibi dhe kjo bëhet vetëm për tu mbështetur mafia. Basha foli dhe për Ramën duke theksuar se ai e kaloi ligjin në mënyrë të pabesë dhe firmosi atë në fshehtësi. Kreu i PD artikuloi si zgjidhje referendumin.
"Me miratimin e këtij ligji Shqipëria është në shënjestrën e mafias ndërkombëtare të plehrave. Ne do të bëjmë gjithçka në aleancë me qytetarët që kjo çështje të mbyllet një herë e mirë. Ne po studiojmë të drejtën tonë për referendum dhe miratimin nga Kuvendi. BE nuk vendos kusht që një vend duhet të marrë plehra nga një vend tjetër, kjo është një gënjeshtër e Edi Ramës i cili firmosinë fshehtësi. Nuk kemi asgjë me ricikluesit, por duhet t’u themi që ligji nuk bëhet për ju, vjen për interesa të Edi Ramës! Ligji sot nuk vjen për të krijuar vende pune, por për mafian,” – tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0026040077209473