INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ka një sugjerim për Ambasadën Amerikane në Tiranë

Basha ka një sugjerim për Ambasadën Amerikane në Tiranë

Publikuar më: 16:28 15-03-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha refuzoi të komentojë deklaratën e sotme të Ambasadës Amerikane në Tiranë lidhur me protestën e nesërme. Ambasadsa e SHBA-ve i kërkoi opozitës që të lërë deputetët e Parlamentit të punojnë. Por në vend të reagimit, Basha i dha një sugjerim ambasadës amerikane.  “Një sugjerim e kam; nuk u kërkoj të jenë palë me asnjë me person në Shqipëri, me asnjë parti politike por u kërkoj të jenë palë me vlerat që ata qëndrojnë, vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shit-blerjës së votës, probleme të cilat i shprehur qartë edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Basha. 

Sa i përket protestës së nesërme, Basha tha se do të jetë një tjetër rast për shqiptarët, për t’u bashkuar dhe ngritur zërin.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783