INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha këmbëngul: Nuk do ketë zgjedhje pa qeveri teknike

Basha këmbëngul: Nuk do ketë zgjedhje pa qeveri teknike

Publikuar më: 18:27 21-02-2017

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me të pranishmit në çadrën e protestuesve, theksoi edhe njëherë se nuk do pranonte negociata për të lëvizur nga qëndrimi i tij fillestar. Ai u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje pa qeveri teknike.
“Nuk ka siguri, liri e mirëqenie nëse vendi bie në humnerën e krimit, drogës dhe zgjedhjeve të kapura. Zero negociata me vendimin e shpallur: qeveri teknike ose zgjedhje nuk do të ketë! Ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, përndryshe sheshi i 18 shkurtit do të mbushet 2 herë më shumë dhe vala popullore nuk do të ndalet”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike tha më tej se, “ajo që kemi nisur së bashku të shtunën e që po e vazhdojmë pa ndërprerje ditë e natë, është nisja e një shprese të madhe e të pakthyeshme, shpresa se me fitoren e demokracisë, shqiptarët do të vendosin vetë”.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ky është vendimi i shqiptarëve që do të zbatohet patjetër. Zgjedhje të lira e të ndershme mund të ketë vetëm pa qeverinë e lidhur me krimin. Një qeveri e përgjegjshme nuk mund të ketë zanafillë tjetër përveç votës së lirë”, shtoi Basha.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe ne këtu jemi prova e gjallë që e kanë marrë vendimin. Ne nuk jemi këtu për t’ju lutur askujt, koha po vjen për tu lutur ata, po bëjnë mirë t’i thërrasin mendjes, që të mos jetë vonë”,- tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324