INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha kërcënon Ramën: Po të bëja deklarata lufte 3/4 e Policisë do vinin të arrestonin ty

Basha kërcënon Ramën: Po të bëja deklarata lufte 3/4 e Policisë do vinin të arrestonin ty

Publikuar më: 21:19 25-02-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas kallëzimit të bërë ndaj tij, nga Policia e Shtetit, për akuzën thirrje të dhunshme. Kjo për shkak të deklaratës së tij "nëse doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë me patë drejtë". Basha ka deklaruar se lufta po bëhet për Shqipëri demokratike, e për zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas kreut të PD-së, ato që ka thënë ai nuk ishin deklarta lufte. Po të ishin deklarta lufte 3/4 e Policisë do të dyndeshin në derën e kryeministrit Rama për ta arrestuar atë. "Po të bëj unë deklarata lufte, ti do arrestohshe në vend, pasi 1/4 e Policisë është me kthyer me krimin, tjetra është me ne"deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.004011869430542