INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha kërcënon të vetët: “Po u shit një deputet tek Rama, ju djeg mandatet të gjithëve”

Basha kërcënon të vetët: “Po u shit një deputet tek Rama, ju djeg mandatet të gjithëve”

Publikuar më: 11:29 07-06-2016

Që në orët e para të mëngjesit të së martës Lulzim Basha thirri në takim grupin e tij parlamentar. Mesazhi i Lulzim Bashës ishte i qartë dhe i prerë për deputetët e tij: “Mos u shisni tek maxhoranca”. Por në rast se njëri nga deputetët tentohet të “blihet” nga shumica, me qëllim kalimin e reformës në drejtësi, Lulzim Basha ka një tjetër skenar, të djegë mandatet e opozitës. Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura kreu i selisë blu mësohet të ketë thënë:
Lulzim Basha:
“Kapja nga maxhoranca qoftë edhe e 1 mandati nga opozita është fundi i Parlamentit dhe djegia e gjithë mandateve tona”.
Ndërkohë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor demokrat, Basha është përballur dhe me deputetët, të cilët kanë kërkuar shpjegime lidhur me vendimin e demokratëve pas takimit Rama-Basha.
Basha:
“Këmbëngulim për një drejtësi të pa kapur polikisht. Rama mashtron, diskutimi në 90 përqind fokusuar të "vendet e rezervuara".
Selami-Bashës:
“Qëndrimi që në mbajmë e përplas opozitën me ndërkombëtarët? A na çon në përplasje me ndërkombëtarët qëndrimi ynë, pas deklaratave të Mogherinit, Nuland dhe Kukan?
Basha:
“Ne i kemi sqaruar ndërkombëtarët se jemi për një draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe për që mbron drejtësinë nga kapja politike. E kemi sqaruar Nuland për këtë qëndrim. Deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë. Vlahutin është pozicionuar qartë për një krah politik".
Berisha:
"Vendet e rezervuara" të cilat mazhoranca nuk i pranon janë propozim i ndërkombëtarëve".

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318