INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Kjo qeveri ka rënë, opozita në ballë të protestave

Basha: Kjo qeveri ka rënë, opozita në ballë të protestave

Publikuar më: 12:56 17-01-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas vendimit për nisjen e protestave, deklaroi se qeveria e Edi Ramës ka rënë. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, kreu i opozitës u shpreh se synimi i protestave do të jetë largimi i modelit të qeverisës së Edi Ramës. “Një grusht politikanësh me në krye Edi Ramën, një grusht oligarkësh dhe një grusht kriminelësh kontrollojnë fondet e buxhetit. Fondet nuk shkojnë për shqiptarët, por në duart e një grupi politikanësh dhe oligarkësh. Rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj fasade është që të gjithë qytetarët duhet të bashkohen. Kjo qeveri ka marrë një goditje të fortë nga protesta studentore. Pikërisht për këtë arsye, opozita e bashkuar ka vendosur që të jetë në ballë të protestave. Një gjë është e sigurtë: Kjo qeveri ka rënë në sy të shqiptarëve, të ndërkombëtarëve e të socialistëve. Shqiptarët nuk kërkojnë vetëm largimin e këtij njeriu, por largimin e këtij modeli dhe afrimin e një modeli që punon me ta. Prandaj edhe protestat do të organizohen për këtë qëllim’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një deklarate me gazetarët në selinë blu”, deklaroi Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773