INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha komenton vendimin e Holandës: Akt mos besimi ndaj qeverisë Rama

Basha komenton vendimin e Holandës: Akt mos besimi ndaj qeverisë Rama

Publikuar më: 20:19 16-04-2019

Vendimin e Holandës për të rikthyer vizat me Shqipërinë e ka komentuar dhe Lulzim Basha. Kreu i demokratëve, i ftuar në emisionin “Tempora” deklaroi se Vendimi i Holandës për kthimin e vizave është akt mos besimi ndaj qeverisë Rama.

''Prej më shumë se 3 vitesh policia holandeze dhe autoritetet kanë konstatuar një rritje jo thjeshtë të rritjes së numrit të krimeve të kryera nga rrjetet shqiptare kriminale, me bazë në Shqipëri, por edhe rritje të influencës financiare dhe organizative. Disa prej këtyre raporteve duke operuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainë nga Amerika latine drejtë portit të Roterdamit, apo portit të Andversit në Belgjikë. Këtu lind problemi që për të mbuluar përgjegjësitë e tyre qeveritarët thonin çfarë problem ka me transportin e drogës'', u shpreh kryedemokrati.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277