INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha kritikon ashpër deputetët: E papranueshme hedhja e votave për Ruçin

Basha kritikon ashpër deputetët: E papranueshme hedhja e votave për Ruçin

Publikuar më: 13:27 10-09-2017

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së me dyer të mbyllura ku veç përballjes në seancë me programin e qeverisë të hënën u diskutua për rrjedhjen e votave në zgjedhjen e Gramoz Rucit si kryetar kuvendi.

Mësohet se mbledhja është përfshirë nga debati dhe tone kritikuese ndaj deputetëve.

Mësohet se Basha u ka drejtuar kritika të forta Grida Dumës dhe Ervin Salianjit pë daljet publike.

Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se PD dënon rrjedhjen e 2 votave në seancë, duke e konsideruar të papranueshme dhe se vendimi i grupit është për tu respektuar në unanimitet.

Po ashtu kryedemokrati u shpreh se PD dënon edhe manipulimin e PS dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi.

Mësohet se edhe ish kreu i PD Sali Berisha i cili doli i pari nga mbledhja dënoni votimin e djeshëm të Gramoz Rucit duke u shprehur se ishte e pafalshme.

Burime bëjnë me dije se Berisha ka patur debatme sekretarin e grupit parlamentar të PD Ervin Salianji.

“Duhet të vendosim rregulla, kam dalë me kokën ulur nga parlamenti.Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim për atë që bëri. Ata që e bënë duhen dënuar. Se është populli që na gjykon, nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hi syve” është shprehur Berisha.

Partia Demokratike thirri këtë të dielë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, një ditë pasi asaj i rodhën 2 vota gjatë votimit të kandidaturës së Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.

Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe 2 vota nga PD, duke shkaktuar tronditje te e djathta./Shqiptarja/

Article Logic
Execution time: 0.0040020942687988