INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha-Lajcak: Pas drejtësisë, sfida e zgjedhjeve të lira

Basha-Lajcak: Pas drejtësisë, sfida e zgjedhjeve të lira

Publikuar më: 15:02 22-07-2016

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në llozhën e Parlamentit, pa të drejtën për të votuar një nga reformat më të rëndësishme në vend, atë në drejtësi, por që luajti dhe rolin kyç në këtë proçes deri në miratimin me 140 vota. E një ditë më pas, lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, që mban aktualisht presidencën e BE-së, Miroslav Lajcak.
Miroslav Lajcak:
“Zbatimi me sukses i reformës në drejtësi është i një rëndësie të madhe për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë”.
Siaps njoftimit të selisë blu thuhet se beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtesi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses, një betejë për standardet dhe parimet Europiane të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Por tashmë politika shqiptare ka një tjetër sfidë, mësohet të ketë thënë lideri i demokratëve.
Lulzim Basha:
“Sfida më e madhe që Shqipëria ka tani përpara janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.0030848979949951