INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha lë çadrën. Ku festoi kryedemokrati Ditën e Verës?

Basha lë çadrën. Ku festoi kryedemokrati Ditën e Verës?

Publikuar më: 11:32 14-03-2017

Lulzim Basha lë “çadrën e lirisë” për ditën e Veres, për tju bashkuar festës së Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit. Kryedemokrati i shoqëruar nga bashkëshortja, Arurela, si dhe deputetët e qarkut të Elbasanit kanë vizituar panairin e hapur enkas për Ditën e Verës. Ndërsa sa i përket mesazheve të ditës së sotme, ndryshe nga kreu i ekzekutivit Edi Rama i cili nuk i ka shpëtuar deklaratave politike, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos lëshojë asnjë mesazh politik.
Lulzim Basha:
“Çdo shqiptari e veçanërisht elbasanllinjëve ju uroj gëzuar Ditën e Verës, të sjellë shpresë për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptarë e shqiptare. Nuk do të merrem me klomente broçkullash sepse është Dita e Verës por dua tju uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar ditën e Verës. Qoftë fillimi i punëve të mbara dhe mbarimi i punëve të nisura si rruga e Elbasanit dhe punëve të tjera të shumta që do bëjmë sëbashku për të gjithë shqiptarët”.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154