INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha lë takimin me ndërkombëtaret dhe PS-LSI, ja deklarata e tij

Basha lë takimin me ndërkombëtaret dhe PS-LSI, ja deklarata e tij

Publikuar më: 18:51 25-04-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i pari politikan që del nga “Pallati i Kongreseve” aty ku vijojnë takimet e kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta me negociatorët e BE-së.

Basha ka përfunduar i pari takimin, që zgjati rreth 35 minuta dhe pasi ka dalë nga ambientet e Pallatit të Kongreseve ka thënë për gazetarët se negociatat zyrtare nuk kanë nisur ende.

“Jemi zhvendosur këtu për të vazhduar me diskutimet. Nuk kanë nisur negociatat, jemi në proces të diskutimeve me ndërmjetësit e BE-së”, ka deklaruar Basha.

Kreu i PD-ës është larguar për një çast, por u kthye edhe një herë për të sqaruar gazetarët se “Nuk ka teknicienë, por jemi njohur me diskutimet për të vijuar më tej”.

Mësohet se gjatë takimit me McAllister, Basha ka deklaruar se "Kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe mandatin e saj është e pandryshueshme".

I pyetur se përse doli kaq herët nga takimi, Basha u përgjigj shkurt: "Mbaruam punë...".

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264