INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha lëshon ndjesën e parë. Këlliçi: Gaboi me FRPD [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 11-10-2017

Debatet në PD, jo vetëm nga grupi anti Basha, nuk kanë fund. Takimi me i gjatë i kreut të partisë demokratike është mbajtur me kryesinë e forumit rinor.
Belind Këlliçi:
“Ka qenë një bashkëbisedim maratonë, më shumë se 5 orësh. Jemi dakortësuar se do të shohim drejt një hartimi të një platforme bashkëpunimi, drejt sanksionimit të ndryshimeve në Statutin e ri që do të ketë Partia Demokratike”.
Kreu i FRPD Belind Këlliçi në një intervistë për IN Tv ka zbardhur gjithë diskutimet dhe debatin që kryesia e forumit zhvilloi me lidershipin e partisë. Këlliçi thotë se në këtë takim Lulzim Basha pranon se gaboi në listat e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Belind Këlliçi:
“Kryetari i partisë pati mundësi të dëgjojë por dhe të japë shpjegimet e tij. Ka bërë një mea culpa për sa i përket mungesës së përfaqësimit të premtuar nga ana e Forumit Rinor të PD”.
Belind Këlliçi, pranoi për herë të parë për IN Tv se mes tij dhe Lulzim Bashës kishte një krisje pasi nuk e përfshiu në listat e deputetëve.
Belind Këlliçi:
“Po ka pasur një zhgënjim kjo është më se normale, kjo është e padiskutueshme. Ka pasur një gabim që është pranuar publikisht nga kreu i partisë Lulzim Basha”.
Por a i ka sheshuar problematikat mes forumit dhe Lulzim Bashës mea culpa e kreut të partisë?
Belind Këlliçi:
“Ka pasur një handikap mes forumit dhe lidershipit të partisë. Por këto takime këtë funksion kanë që të sheshojnë çdo pakënaqësi, çdo pikëpyetje e çdo hadërmbetje”.
Megjithatë Belind Këlliçi nuk kursen kritika të forta ndaj këshilltarëve të liderit të partisë. Duke i cilësuar ata si mizerabël Këlliçi bën këtë propozim.
Belind Këlliçi:
“Njerëz që nuk kanë asnjë funksion politik në PD që nuk kanë asnjë funksion drejtues, sigurisht duhet të mos jenë pjesë e vendimmarrjes së Partisë Demokratike”.
Edhe pse prej 26 qershorit edhe Belind Këlliçi ka qenë një kritik i heshtur ndaj Lulzim Bashës, sot kreu i forumit rinor flet dhe për lëvizjen për ringritjen e partisë.
Belind Këlliçi:
“Është e nevojshme riciklimi i elitave, qarkullimi i elitave edhe brenda një force politike. Është një mekanizëm i nevojshëm, i domosdoshëm në gjykimin tim”.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773