INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha lexon mesazhin e Partisë Popullore Evropiane: PD alternativa e vetme për zhvillimin

Basha lexon mesazhin e Partisë Popullore Evropiane: PD alternativa e vetme për zhvillimin

Publikuar më: 19:32 22-06-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të sotëm përmbyllës të fushatës elektorale me mbështetësit e Elbasanit, tha se ka marrë një lajm të mirë

Bëhet fjalë për një mesazh, që kryedemokrati Basha ka marrë nga kreu i Partisë Popullore Evropiane, Joeph Daul, të cilin ai e ka lexuar në miting në Elbasan.

Duke lexuar mesazhin, Basha tha se PPE mbështet Partinë Demokratike, dhe thotë se programi i kësaj force politike është i vetmi që garanton zhvillimin e ekonomisë.

 “PD është alternativa e vetme për zhvillimin e ekonomisë dhe me plan të detajuar për zhvillimin e vendit dhe për të investuar për të rinjtë, e jo vetëm. Është e rëndësishme që Shqipëria të vijojë me reformën në drejtësi, vettingun, dhe luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar”, lexoi Basha nga mesazhi i PPE.

Mes të tjerash Basha tha se Rilindja është në funeral pasi nuk mbajti premtimet.

“Ai sillet sikur si ka marrë ai vendimet. Kësaj i thonë të strukesh kokën si struci. Janë ulur në fushatë për premtimet e pambajtura si në funeral. Një mëngës i ri do të zbardh mbi Elbasan, me një republikë të re që ju don. Më thonë se ka rënë heshtja totale. Ndajeni kurajën e shpirtit tuaj me ata që nuk janë të vendosur. Sa më e shpejtë fitorja, aq më i shpejtë ndryshimi”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0018801689147949