Në ditën e 18 të protestës së Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ambasadori Donald Lu kanë drekuar sëbashku në një nga restorantet e kryeqytetit. Për 60 minuta Lulzim Basha e Donald Lu kanë qënë kokë më kokë, e sigurisht pjesë e bisedimeve ka qënë pikërisht protesta e demokratëve në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Burime pranë kryedemokratit bëjnë të ditur se Basha ka patur komunikim të vazhdueshmë me Donald Lu përgjatë gjithë protestës së opozitës, edhe pse sot ky takim i jep të tjera ngjyrime dialogut mes opozitës dhe ambasadorit Amerikan. Mbas këtij takimi ngrihen shumë pikëyetje nëse Lu është përfshirë në negociata me PD, që opozita t’i kthehet Kuvendit dhe të japë kontributin e saj për procesin e zgjedhjes së komisionit ad-hoc, i cili më pas do të zgjedhë komisionet e Vettingut. Një proces ky që kërkon domosdoshmërisht praninë e opozitës. Mbetet për tu parë se cfarë do të ndohë më tej, a do të munde Donald Lu që të bindë kryedemokratit të kthehet në Parlament?