INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha - Majko takim kokë më kokë

Basha - Majko takim kokë më kokë

Publikuar më: 12:35 17-05-2016

Asamblea e NATO-s ul në një tavolinë liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti socialist Pandeli Majko. Takimi është zhvilluar në një prej lokaleve të kryeqytetit dhe ka zgjatur vetëm pak minuta.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga takimi Basha tha se fokusi i takimit ishte Asambleja e Natos
Lulzim Basha:
“Respektoj z.Majko për kontributin e tij ndër vite dhe shpresoj që komunikimi politik normal mos të përbëjë lajm në Shqipëri. Shpresoj që komunikimi politik normal, edhe kur qëndrimet janë krejt të kundërta, të mos përbëjë lajm në Shqipëri. Majko më ka ftuar në Asamblenë e NATO-s. Do të shikojmë si do të jetë axhenda. Tema kryesore e diskutimit ishte asambleja e NATO-s, aktiviteti më i madh”.
Ndërkohë deputeti socialist Pandeli Majko tha se në fokus ishte Asambleja e cila pritet të mbahet në Tiranë. I konsideruar si një aktivitet i madh krerët e shteteve të vendeve që janë anëtarësuar në NATO, Majko , në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në NATO Majko ftoi Bashën për të qenë pjesë e Asamblesë.

Article Logic
Execution time: 0.0019440650939941